Aksident i rëndë në Elbasan-Peqin, ndërron jetë vajza 8-vjeçe! 5 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Aksidenti raportohet se ka ndodhur në afërsi të fshatit Bishqem.

Si pasojë 5 persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa një 8-vjeçare ka ndërruar jetë.

E mitura ndodhej në makinën tip “Golf”, me targa të Gostivarit, ndërkohë që makina tjetër e përfshirë në aksident është me targa shqiptare.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti tragjik./Albeu.com.


Shtuar 17.06.2023 17:17