“Nuk kapin dot bandat dhe na shënjestronjë ne”, punonjësit e OSHEE-së në Krujë dalin në protestë: Po na bëhet padrejtësi

Punonjësit e OSHEE në Krujë kanë dalë sot në protestë për një padrejtësi që po ju bëhet.

Ata thonë se në qarkun Krujë, sa herë që zbulohen shtëpi bari, vihen para përgjegjësisë punonjësit e OSHEE-së, të cilët arrijnë t’i gjurmojnë përmes lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike.

Sipas tyre sa herë që në Krujë gjendet një shtëpi pari ata janë të parët që shënjestrohen me të patëdrejtë.

Protesta e tyre vjen pas rastit të fundit, ku në Krujë u arrestuan dy punonjës të OSHEE-së, pas zbulimit të shtëpisë së barit me 390 bimë kanabisi në një tunel ushtarak në Krujë.

Punonjësit e OSHEE-së të indinjuar shprehen se policia nuk është e aftë të kapë bandat, autorët e vërtetë të krimit dhe penalizojnë pa arsye punonjësit e OSHEE-së.

“Dje kanë arrestuar grupin e punonjës, 2 punonjës të OSHEE. Ne jemi 70 punonjës dhe ne po penalizohemi dita ditës. Arsyet janë shtëpitë e barit që i organizojnë njerëzit e krimit dhe arrestohen punonjësit e OSHEE. Ndihemi të kërcënuar. Kjo nuk është hera e parë, ne penalizohemi me argumentin që bashkëpunojmë me ta, por kjo nuk është e vërtetë. Ne vijmë në punë për të mbajtur familjen me bukë, për t’u ushqyer, ne çdo ditë jemi të kërcënuar kur vijmë në punë. Ne kërcënohemi kot, familjarët janë të indinjuar”, tha njëri prej protestuesve./.Albeu.com/