Prag tragjedie në Tiranë pas shkëputjes së ashensorit, policia fajëson qytetarët: Kishin hipur 5, kishte mbipeshë

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Tiranë në një pallat në Unazën e Madhe.

Ashensori në të cilin ndodhej një çift bashkëshortës ka pësoi defekt teknik dhe ra nga kati i pestë në katin zero.

Burrë e grua mbetën të plagosur dhe u dërguan me urgjencë në spital.

Ndërkohë ditën e sotme policia ka dalë me një deklaratë dhe bën me dije se shkak i rënies së ashensorit ishte mbipesha.

Sipas policisë në ashensor lejoheshin të hipnin 2 ose 3 persona, ndërkohë që dje në momentin e rënies kanë qenë 5 persona.

Deklarata e policise:” Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për ngjarjen e ndodhur në rrugën “Aleksandri i Madh”, ku ashensori i një pallati ra nga kati i pestë në katin zero, ju informojmë se nga veprimet e para hetimore dyshohet se shkaku i rënies së ashensorit ka qenë tejkalimi i kapacitetit, pasi në ashensor kishin hipur 5 persona, ndërkohë që kapaciteti i lejuar ishte 2-3 persona. 2 personat e dëmtuar, pasi kanë marrë mjekimin në spital, janë larguar në banesë, ndërsa 3 të tjerët nuk kanë pësuar dëmtime. Materialet për këtë rast u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

/Albeu.com/


Shtuar 7.02.2023 11:46