“Rama të bëjë podcast në burg me Dakon, Kokën dhe Bllakon”, gazetarët sarkazëm në studio, Hoxha: Kryeministri ka shtuar perceptimin te të vetët se të shet

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN u diskutua arrestimi i ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, i cili pas vendimit të GJKKO për ta lënë në burg, është transferuar në të njëjtin paraburgim ku ndodhen ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe ish-deputeti socialist Alqi Bllako.

Duke ironizuar këtë fakt, gazetari Artan Hoxha ka thënë se kryeministri Edi Rama duhet të bëjë një podcast me të tre.

Biseda në studio

Rakipi: Javën tjetër mund të mblidhemi prapë bashkë. Ndoshta del Dako dhe mund të bëjmë dhe lidhje live me të.

Lala: Vangjush Dako është në paraburgimin e Durrësit, vetëm një qeli larg Lefter Kokës dhe Alqi Bllakos. Mund të jenë dhe një qeli nesër bashkë.

Hoxha: Mund ta bëjë një podcast kryeministri me të tre ata dhe të na e marrë ne audiencën…

Rakipi: Të vejë zoti Rama të bëjë podcast.

Abilekaj: A dëgjohet nga qelia në qeli?

Hoxha: Me kartonxhes është atje.  Ai mund ta bëjë këtë podcast, dhe na la dhe ne pa punë.

Rakipi: Ai po bëri këtë gjë na la pa punë. Teri nga Durrësi është.

Lala: Ata që s’u pajtuan dot jashtë, mund të bashkohen brenda.

Gjithashtu gjatë bisedës në studio, Hoxha është shprehur se Rama ka lënë përceptim te të vetët se të shet.

Pjesë nga biseda:

Hoxha: Rama nga dita në ditë e ka shtuar perceptimin ndaj të vetëve që të lëshon, të shet. Shqipëria nuk është vend i madh.

Rakipi: Mos shiko disa pronarë tv që thonë: Javën tjetër Veliaj përmbys Ramën.

Hoxha: Nuk i njoh ata.

Rakipi: I njeh mirë ti.

Hoxha: Dako me takimin që ka bërë, i fik derën atij tjetrit. Janë bërë shumë. Unë siç po rri me ty, kam qenë në tavolinë. S’më thotë dot Rama kështu. Prit se do të ketë spektakël. Në Berat Rama tha: E patë Tikun, vetëm një Tik kemi në. Ai i Poliçanit fitoi mandatin e 6.

Rakipi: Rama s’e ka problem…edhe Berisha po ashtu. Politikanët në vendet e Ballkanit, po nuk i shkeli pjesën dërrmuese, nuk shkon. Rama di ta bëjë këtë gjë më mirë.

Hoxha: Moto e Ramës: Kali që kapet, shin gjithë lëmin. Me Dakon, krijohet një vakuum në Durrës. Në zgjedhjet e ‘88 në Meksikë, u fitua në bashkëpunim me një kartel droge. E njëjta skemë është edhe këtu. Mbaruan zgjedhjet, Rama fitoi Durrësin, të gjithë Qarkun. Kush i mblidhte këta “Rrumin”, etj.? Dako pra. Bandat në Durrës nuk janë më çuna lagjesh, të fikin derën. Këtu do të jemi, do t’ia dëgjosh krismën. Po shkojnë sa buxheti i qeverisë, por nuk operojnë këtu ata.