Elon Musk dhe Mark Zuckerberg do t’i shohim të ndeshen në ring, në Koloseun e Romës

Mesa duket ndeshja mes Elon Musk dhe Mark Zuckerberg nuk është vetëm “ëndrra e një nate vere”, por një realitet, që madje ka gjasa të zhvillohet edhe në Koloseun e Romës. Po, po e lexuat mirë! Pasi trazuan gjithë rrjetin, me deklaratat e tyre që në fillim u dukën si lojë, tashmë ndeshja mes titanëve të industrisë së teknologjisë do të zhvillohet vërtetë, por mendoni sa legjendare do ishte po të bëhej në vendin historik të Italisë.

Lajmet erdhën menjëherë pasi vetë Musk postoi statusin e mëposhtëm në Twitter:

Ndërkohë zyra e Ministrisë së Kulturës në Itali ka dhënë një deklaratë ku thuhet se nuk ka pasur asnjë kontakt zyrtar dhe as ndonjë dokument të firmosur, ende, por nuk e ka përjashtuar mundësinë që mund të ndodhë. Mësohet nga mediat se në fakt Ministria italiane ka kontaktuar me Mark, më pas kërkesa i është përcjellë Dana White, presidentit të UFC, që është përgjegjës për gjithë organzimin. Po ashtu është bërë me dije se javën që vjen do të ketë një telefonatë që do të vendosë përundimisht nëse Elon dhe Mark do të ndeshen si gladiatorë, por vetëm me aftësitë e tyre në MMA dhe pa shpata.

Sipas burimeve për TMZ, dy miliarderët e pëlqejnë shumë idenë e ndeshjes në Romë dhe duke marrë parasysh që ndeshja pritet të thyejë rekorde të paimagjunuara më parë, edhe kryeqyteti italian nuk duket hezitues në këtë pikë. Kushti i vetëm i Ministrisë së Kulturës sipas tyre është vetëm: “Nëse Zuckerberg dhe Musk do të performojnë në Kolose, duhet që të bëjnë një ndeshje jo të dhunshme”.