Këshilltari i Merkel sulmon Sorecan me foton e tankeve në Tiranë; E turpshme për BE!

Luigi Soreca ka publikuar një status në Tëitter ku tregon se disa studentë nga Universiteti Politeknik i Tiranës po ndihmojnë mjekët në luftën kundër COVID-19 duke krijaur dhe shpërndarë maska.

“Studentët nga Universiteti Politeknik i Tiranës po ndihmojnë mjekët në luftën kundër # COVID-19. Sipas projektit 3DIMPACT të financuar nga EU🇪🇺, ata kanë prodhuar më shumë se 200 maska mbrojtëse të shtypura 3D për Spitalin Nënë Tereza në Tiranë🇦🇱. 300 maska të tjera për tu dorëzuar”, shkruan Soreca.

Këshilltari i CDU dhe kancelares gjermane Angela Merkel, Martin Henzeka reaguar më një status duke iu drejtuar ambasadorit se sjellja e tij është e turpshme për BE-në, shkruan faxweb.

Henze i referohet edhe nxjerrjes së tankeve në rrugë duke publikuar një foto nga Tirana teksa shkruan se me siguri benzina e tyre është financuar nga paratë e ndihmës së BE

“Ambasador, sjellja juaj është e turpshme për BE-në, tanket janë goditur në AL, me siguri benzina e tankeve është financuar nga paratë e ndihmës së BE, materiali, testet, pajisjet mungojnë, njerëzit vdesin për shkak të politikës së katastrofës së Ramës, etj. Ata raportojnë 300 maska, me 2.8 mio.inhabit”, shkruan Henze.

Shtuar më 06/04/2020, ora 23:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori