Babai harron vajzën në makinë, 2-vjeçarja shpëtohet nga policia

Itali– Një vajzë 2-vjeçare u shpëtua nga policia bashkiake në Prato pasi u mbyll aksidentalisht në makinën e prindërve të saj.

Rreth mesditës, oficerët vunë re një grup njerëzish që përpiqeshin të hapnin një SUV të parkuar me ngjyrë të zezë.

Babai i fëmijës, i cili kërkonte dëshpërimisht ndihmë, kishte lënë çelësat në sedilje dhe makinën e mbyllur automatikisht.

Në atë moment agjentët kanë thyer xhamin e pasëm të makinës, kanë hapur derën dhe kanë nxjerrë vogëlushen.

Vajza është dërguar në spital për kontroll dhe është në gjendje të mirë shëndetësore./Albeu.com.


Shtuar 9.06.2023 10:53