Justin Timberlake i kërkoi falje pasi u kap mat me kolegen, bashkëshortja merr vendimin (FOTO LAJM)

Justin Timberlake i kërkoi falje publike bashkëshortes së tij prej 7 vitesh, Jessica Biel, pas publikimit të disa fotove ku ai shfaqej në momente intime me kolegen e tij.

Këngëtari u detyrua të shpjegojë publikisht situatën në të cilën u ndodh, si dhe t’i kërkojë falje gruas së tij duke thënë se i vinte keq për atë që kishte ndodhur dhe se kishte qenë i pirë.

"Unë dua të qëndroj larg thashethemeve sa të mundem, por për familjen time mendoj se është e rëndësishme të flas në lidhje me thashethemet e fundit që po lëndojnë njerëzit që dua.

Piva shumë dhe më vjen keq për sjelljen time atë natë. Duhet të kisha treguar kujdes. Ky nuk është shembulli që dua t’i jap tim biri. I kërkoj falje gruas sime të mrekullueshme që e vendosa në një situatë kaq të sikletshme dhe do të përqendrohem të jem bashkëshorti dhe babai që gjithmonë kam dashur të jem."- u shpreh ai në një status në Instagram.

Por burime për revistën “People” kanë zbuluar se si ndihet Jessica nga e gjithë kjo situatë dhe do të befasoheni. Aktorja beson se Justin nuk e tradhtoi dhe do të qëndrojë pranë tij.

Epo shpresojmë të mos jetë siç duket, pasi herën tjetër s’do të ketë njeri që do të besojë se Justin ishte thjesht i pirë!
Shtuar më 06/12/2019, ora 10:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori