Rama nga Durrësi: Emirjanën e keni si “shalqi me provë”, pse do merrni një kumbull që ka dalë nga “zorra qorre”

Kreu i qeverisë Edi rama ka zhvilluar një takim mbrëmjen e së hënës me qytetarët durrsakë, ku ju ka kërkuar votën për një mandat të dytë në krye të Bashkisë, për Emirjana sakon.

Gjatë fjalës së tij kryeministri Rama theksoi se qytetarët e Durrës e kanë provuar Emirjanën dhe e dinë se sa adminsiratore e mirë është, dhe nuk kanë pse votojnë kundërshtarin politik, duke e etiketuar si “zorrë qorre”.

Sipas tij demokratët nuk mund të votojnë për “Like Floririn”, sepse nga fiton vetëm “Monika Floriri”.

Anin e kemi shalqi me provë, pse duhet  të marrim një kumbull që del nga zorra qorre? Unë e hoqa zorrën time qorre, tani do ta marri në kurriz Durrësi zemrën qorre? Jo Durrësi në 14 maj duhet të japi kontribut që edh Shqipëria ta heqë zorrën qorre. Me 14 Maj si do dalin këto gra nga shtëpia meqë kanë qenë me PD dhe të dalin të votojnë “Like Floririn” se ai është në fletë. Nga Like Floriri, fiton vetëm Monika Floriri. Ne Durrësin e kemi futur në një tjetër shpejtësi zhvillimi, me projekte që do të kenë impakt në Rajon”, tha Rama ndër të tjera.


Shtuar 24.04.2023 18:56