Gjiko : Nuk jam as prift as hoxhë, por e dashura e parë ka qenë Elita (FOTO LAJM)

GJiko dhe Elita Rudi kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në shtator të vitit 2018.

Ndërkohë, këtë vit çifti janë bërë prindër për herë të parë të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Zëri.

Reperi i njohur nga Peja, Gjiko, ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “NIN”, ku ka rrëfyer shumë detaje nga jeta dhe karriera e tij.

Në rubrikën pikante “Thuajse ose haje”, ai është sfiduar me pyetjen nga moderatori duke i thënë të tregojë se cila është e dashura e tij e parë.

Reperi nga Peja rrëfeu se bashkëshortja e tanishme, Elita Rudi, ka qenë e dashura e tij e parë, pasi para saj nuk ka pasur ndonjë lidhje serioze.

“Realisht, Elita është e dashura ime e parë. Unë s’jam prift e as hoxhë, por kam pasur vetëm flirts, vajza me të cilat s’ka zgjatur”, ka thënë Gjiko.

Shtuar më 10/07/2019, ora 16:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori