Gjërat po bëhen serioze? Selena Gomez kapet "mat" në shtëpinë e këngëtarit të njohur (FOTO LAJM)
Prej disa ditësh,
këngëtarja e njohur
Selena Gomez po përflitet për një romancë të re me mikun e saj, këngëtarin Niall Horan.
Pasi të gjithë menduam se
këngëtarja po vuante për ish-in e saj, Justin Bieber, i cili u martua me Hailey Baldwin, duket se
Selena po na tregon të kundërtën.
Me shumë gjasa ajo ka nisur një lidhje të re dhe e ka lënë në të shkuarën historinë me Justin!
Të enjten e kaluar,
Selena u fotografua shumë pranë
Niall-it në një darkë miqsh,ndërsa burime pranë dyshes treguan se po atë natë, ata u panë duke u puthur në një vend ku thuajse nuk i shihte njeri.
Për më tepër,
Selena është fotografuar sërish teksa shkonte në shtëpinë e
Niall-it, e veshur thjeshtë dhe me një qese plot me gjëra për të ngrënë.
Kjo na i ka shtuar edhe më shumë dyshimet për lidhjen e re të këngëtares, e cila duket se i ka bërë gjërat më serioze me ish-pjesëtarin e grupit “One Direction”.
Megjithatë, askush prej të dyve s’ka bërë ende asnjë koment lidhur me lajmet për romancën e tyre rë re.
Shtuar më 10/10/2019,
ora 12:54