Fituesi i lotarisë është më i lumtur tani që shkarkon qymyr e s'ka para (FOTO LAJM)

Majkëll Keroll fitoi vëmendjen e mediave para disa vitesh kur fitoi një lotari prej më shumë se 10 milionë eurosh. Tani punon si shkarkues qymyri me 10 sterlina ora.

Ai e shkriu të gjithë pasurinë brenda pak vitesh me alkool, drogë dhe prostituta. Sipas tij, ishin 10 vitet më të bukura dhe nuk pendohet fare që i shpenzoi të gjitha paratë pa kursyer asgjë.

Kur kishte para, Britaniku fatlum organizonte orgji me nga tetë vajza njëherësh e mburrej se kishte kryer marrëdhënie me aq shumë femra sa nuk mbahet mend. “Zgjohesha dhe në çdo dhomë kishte miq që vazhdonin të bënin seks”, mburrej ai. Por tani i është kthyer punës së transportit të drunjve e të qymyrit dhe ka një shtëpi të vogël me qira.

Me shokët e dehur ai luante me përplasje makinash në oborr, dilnin rrugëve të droguar dhe u blinin njerëzve fast-food-e, grindeshin e shkaktonin trazira, duke përfunduar kështu 30 herë në gjyq, dhe tre prej të cilave përfunduan me dënime. Tani thotë që është më i lumtur.

Kur fitoi lotarinë, ai ishte i fejuar me Sandra Aitken, e cila ishte shtatzënë në muajin e shtatë, me vajzën e tyre Bruk. Biletën fituese të lotarisë e kishte blerë me 4 sterlinat e fundit që i kishin mbetur nga rroga.

Ai u martua me Sandrën, por ajo e la e neveritur, për shkak të jetës së shfrenuar që kishte nisur të bënte, me kokainë e prostituta. Ajo mori 1.6 milionë euro pas ndarjes.

Pasi mbeti beqar, shtëpia e tij u kthye në një strofull orgjish, me pije të shtrenjta, me nga 2000 sterlina (2200 euro) kokainë në ditë, nga tetë prostituta njëherësh e shokë që i afroheshin për të marrë një copë të qejfit.

Sot ai thotë që nuk i ka humbur paratë, por i ka shpenzuar. Ai fajëson edhe shoqërinë “grabitqare” për mbarimin e parave. Po t’i bjerë prapë lotaria, thotë se nuk do ta lërë punën as edhe një ditë.
Shtuar më 17/11/2019, ora 08:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori