E FUNDIT/ Makina përplas 10 vjeçarin në Vlorë
Fansat zhgënjehen nga Dua Lipa, zbulimet në Instagram e turpërojnë (FOTO LAJM)

Dua Lipa është një prej këngëtareve shqiptare më të njohura në të gjithë botën. Ajo ka njohur vetëm sukses me këngët e saja dhe ka fituar një numër të madh personash që e adhurojnë muzikën e saj.

Së fundmi Instituti britanik për “Performancën e Muzikës Moderne” ka analizuar ndjekësit e llogarive të njerëzve të famshëm në Instagram. Në këtë listë renditet edhe Dua Lipa.

Me këta ndjekës të rremë këngëtarët dhe aktorët fitojnë miliona dollarë. Dua Lipa renditet në vendin e 33-të në këtë listë. Ajo ka 583 mijë ndjekës të rremë.

Në vendin e parë renditet prezantuesja Ellen DeGeneres, e cila ndiqet nga 74.4 milionë njerëz. Por është e turpshme që 58 % e tyre janë të rremë.

Shumë prej fansave të Dua Lipës janë ndjerë të zhgënjyer pas dhënies së këtij lajmi dhe e kanë cilësuar si diçka të turpshme dhe të ulët.
Shtuar më 13/08/2019, ora 09:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori