39-vjeçari shqiptar u vra aksidentalisht nga bashkëatdhetarët në Greqi, momenti kur ata arratisen me mjetin luksoz (VIDEO)

Një 39-vjeçar shqiptar u qëllua me armë një ditë më parë, aksidentalisht, nga bashkëtadhetarët e tij në Greqi, pas një sherri mes bandave në një lokal.

Pëllumb Islami nga Rusani i Delvinës, me profesion hidraulik, mbeti i vdekur në ngjarjen e ndodhur në lagjen Nea Ionia të Athinës.

Sot mediat greke kanë publikuar pamjet e momentit kur autorët shqiptarë të vrasjes arratisen me një mjet luksoz tip Jeep ngjyrë të argjentë

Siç shihet dhe nga pamjet, grupi i autorëve hipën në mjetin luksoz dhe u largohen drejt rrugës së Kymit.

Sipas informacioneve, automjeti me të cilin u arratisën autorët u gjet norët e para të mëngjesit në zonën e Gyzit dhe është dërguar për ekspertizë në laboratorët e mjekësisë ligjore të EL.AS.

 Si ndodhi ngjarja

Gjithçka nisi rreth orës 23:40 të 21 shkurtit kur një grup shqiptarësh, 7 persona, hynë në lokalin me shisha. Ata nisën të debatonin direkt pa u ulur.

Më pas ata dolën nga lokali duke bërtitur dhe duke vazhduar zënkën e tyre. Nuk dihet ende arsyeja e sherrit mes 7 shqiptarëve.

Kur sherri u ndez edhe me shumë, njëri prej tyre ka nxjerrë një pistoletë dhe ka nisur të qëllojë. Një nga plumbat kapi shqiptarin që s’kishte asnjë lidhje me grupin që po debatonte.

Ai u plagos rëndë, e për rrjedhojë ndërroi jetë në spital. Pas të shtënave shqiptarët janë zhdukur në drejtim të panjohur, ndërsa çështjen e ka marrë në hetim Departamenti i Vrasjeve të Sigurimit. Autoritetet po punojnë për identifikimin dhe kapjen e grupit.

Në vendngjarje është gjetur një makinë tip xhip, e cila po kontrollohet imtësisht nga policia, për të gjetur gjurmë të autorëve.Pamjet nga kamerat e sigurisë do të ndihmojnë policinë të kuptojë se si grupi arriti në lokal dhe rrugën që ata ndodqën për tu arratisur. Ndërkohë, një banor i zonës thotë se dëgjoi 7 të shtëna./albeu.com/


Shtuar 22.02.2023 16:24