Eh ç’bën bukuria! Sa do paguhet Kivanç Tatlitug për një reklamë (FOTO LAJM)

Kivanç Tatlitug përveçse një aktor shumë i pëlqyer dhe i suksesshëm, në fillimet e tij ka qenë i angazhuar në modeling.

Duket se pas kaq vitesh në kinematografi, aktori i është kthyer pasionit të tij të vjetër.

Mediat turke shkruajnë se ai ka pranuar një komtratë për t’u bërë imazhi i veshjeve të një firme shumë të njohur.

Nga kjo punë ai do të paguhet plot 5 milionë paund dhe pasurisë së tij sapo i shtoi një shifër marramendëse.

Kivanç është bërë i njohur për publikun shqiptar si aktor i shumë filmave turq.

Roli i ‘Mehmetit’ në filmin “Gymysh” i hapi dyert e suksesit të madh.
Shtuar më 17/09/2019, ora 09:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori