Edhe Majlinda ashtu i ka, si i duken Majkut femrat me buzët e bëra (FOTO LAJM)

Operacionet plastike janë kthyer në një fenomen të pashmangshëm.

Duke u nisur nga komplekset, shumë vajza marrin përsipër të bëjnë ndryshime në trupin e tyre dhe pjesa që pëlqehet më shumë të ndryshohet janë buzët.

Vajza të famshme të ekranit ose jo, përdorin botox-in për pak buzë më të trasha.

Kjo gjë është kthyer në problem shqetësues për meshkujt, të cilët shpesh i thumbojnë me anë të komenteve.

I fundit është këngëtari Majk, i cili nëpërmjet një fotoje të publikuar në Instastory tregon se çfarë mendimi ndan për të gjitha vajzat me buzë të bëra.

“Qysh doken prej syve tmi femnat me botox n’buzë”, shkruan mbi foton ku tregon një rosak dhe në sy i bie sqepi.

Meqenëse, në këtë foto Majk përfshin të gjitha vajzat me buzë të bëra, pjesë është edhe ish-partnerja e tij, Majlinda Zeka.

Më herët ajo ka pranuar publikisht se ka bërë ndërhyrje në buzë, për t’i bërë ato të duken më të trasha.

Shtuar më 26/07/2019, ora 16:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori