Nga 1 marsi rriten me 7% rrogat e ushtarakëve

Këshilli i ministrave ka miratuar rritjen e pagës me 7% për të gjithë ushtarakët. Vendimi hyn në fuqi sot.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë.

Peleshi: Çdo vit do kemi rritje pagash në mënyrë që ushtarakët tanë të trajtohen me pagë dinjitoze. Sipas gradave paga rritet. Niveli mesatar me këtë vendim të ministrave është 870 mijë lekë. Nëse krahasojmë pagën e një ushtaraku në 1 mars 2023 me pagën e një ushtaraku në mars të 2022, sot paga është 40% më e lartë.

Në fund ministri i bëri thirrje të rinjve që të bashkohen me Forcat e Armatosura sidomos në një moment kur paqja është bërë kryefjalë e botës./Albeu.com/

 


Shtuar 1.03.2023 12:46