Duket shumë ndryshe, Jonida Maliqi publikon foto të 2014-ës (FOTO LAJM)

Shpeshherë e akuzojnë për ndërhyrje të tepruara kirurgjikle duke i krahasuar fotot e vjetra me fotot perfekte që poston tani këngëtarja Jonida Maliqi. Por ajo duket se i hedh poshtë këto aludime duke postuar një herë në disa kohë foto nga vitet e kaluara.

Edhe pse kohët e fundit jemi mësuar ta shohim brune, me flokë të shkurtra dhe me baluke të drejta, Jonida Maliqi ka qenë një nga personazhet VIP që ka eksperimentuar më tepër. Si një nga ‘blogger-et’ më të famshme të vendit tonë, ajo ka sjellë gjithmonë trendet më të reja në Shqipëri, qofshin këto në lidhje me stilin apo dhe pamjen.

Ditën e sotme, Jonida ka publikuar në ‘Instastory-n’ e saj një foto të vitit 2014, me një pamje shumë ndryshe nga ajo e kohëve të fundit dhe pothuajse nuk njihet. Këngëtarja shqiptare shfaqet me flokë të gjata të verdha, vetulla të holla, buzë në ngjyrë të kuqe dhe një ton sysh pak të ndezur. Megjithatë, mund të themi se koha për Jonidën ka ndaluar. Sot, 5 vite pas fotos së publikuar, këngëtarja duket më mirë se kurrë.
Shtuar më 11/07/2019, ora 16:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori