DOKUMENTI/ Enver Hoxha urdhëroi ekzekutimin e dy personave (FOTO LAJM)

Dokumenti i 3 dhjetorit 1946">1946/ Si e aprovon dënimin me vdekje diktatori, për dy të dënuar për “sabotimin e tharjes së Kënetës së Maliqit”…

Ky dokument i firmosur nga Enver Hoxha, në 3 dhjetor 1946">1946, i hap rrugë ekzekutimit të dy të dënuarve me vdekje, nga gjyqi për “Kënetën e Maliqit”.

Përmes këtij dokumenti, ku theksohet me shkronja të kuqe fjala “vdekje”, Enver Hoxha kërkon që t’i njoftohet data e ekzekutimit dhe t’i përcillet fjala e fundit e të ekzekutuarve.

Si të gjithë shkresat e këtij lloji, që shquhen për gjuhën makabre, edhe ky dokument i viteve të para të regjimit komunist, me nënshkrimin e diktatorit në fund, dëshmon egërsinë dhe etjen për gjak të regjimit, që në ditët e para të tij.

Dy të dënuarit me vdekje Aleks Vasili dhe Mirush Përmeti, hasen si emra në një varg dokumentesh të procesit gjyqësor për “sabotim kënetën e Maliqit”, gjyq i mbajtur në nëntor të vitit 1946">1946.

Më poshtë, e sjellim të plotë tekstin e këtij dokumenti dhe faksimiljen e tij.

Republika Popullore e Shqipërisë

Gjykata e Naltë Ushtarake

Nr.08-101 prot. REZ.

Tiranë, më 3. XII. 1946">1946

Landa: Aprovim dënimi

Gjykatës Ushtarake

Tiranë

Gjegje Shkresës Nr.1753.Datë.2 Dhjetor 1946">1946.

Aprovohet ndëshkimi me vdekje i dhanun prej asaj Gjykate kundra:

1) Aleks Fili Vasili, nga katundi Alarup dhe banues në Korçë

dhe

2) Mirush Bedri Përmeti, lindur në Manastir (Jugosllavi) dhe banues në Tiranë

Na njoftoni datën e ekzekutimit dhe vullnetin e tyre të fundit

Ministër’i Mbrojtjes Kombëtare e Komandant Suprem

Gjeneral Kolonel Enver Hoxha

(Firma)(kujto)
Shtuar më 30/01/2019, ora 17:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori