"Dje 50 lekë në xhep, sot hap shampanjë tërë p*rdhë", Bes Kallaku s’ia përton ndjekësit (FOTO LAJM)

Me siguri të gjithë i keni parë sprovat e Bes Kallakut duke u munduar të hapë si duhet një shishe shampanje me anë të thikës.

Aktori i njohur duket se ia ka marrë dorën tani dhe në videot e publikuara shfaqet si një profesionist i vërtetë në këtë fushë!

Në një postim të fundit ai shihet duke hapur shishen e shampanjës me anë të një tasi kuzhine, duke e bërë më të vështirë akoma sfidën.

Por një komentues është shprehur i pakënaqur për këtë video dhe shprehet se aktori po shet mend:

“P*rdhet e juja, deri dje rrije me 500 lekë në xhep tani hap shampanja me p*rdhë”, i komenton ndjekësi në videon e tij.

Ky koment nuk i shpëtoi besit, i cili i ktheu përgjigje duke përdorur notat e humorit si gjithmonë.

“Po ça t’boj o zemra, të rri të hap shishet e dhallës vetëm pse ta ka qefi ty????”, shkruan ai me ironi.

Shtuar më 18/09/2019, ora 16:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori