Detaji që nxjerr zbuluar Arbanën dhe Eduartin, regjisori është dakord (FOTO LAJM)

Pas një martese 16-vjeçare, e cila u kurorëzua me djalin Jon, Arbana Osmani duket të jetë rikthyer në adoleshencën e saj, dhe po shijon pa fund lidhjen e re me regjisorin Eduart Grishaj.

Së fundi cifti ka udhëtuar së bashku drejt veriut të Shqipërisë, në Bogë, ku Eduarti është duke xhiruar për filmin e tij më të ri ‘’gjyshja”. Pavarësisht se nuk kanë postuar një foto së bashku, Arbana i uroi të dashurit të saj suksese me simbolin e një zemre.

Ndërkohë që sot ka qenë një foto e regjisorit me Çun Lajçin ajo që ka rikthyer dhe njëherë vëmendjen e ndjekësve në drejtim të çiftit. Në foto shihet dhe imazhi i Arbanës që është duke bërë shkrepjen, pasi ka një xham reflektues pas aktorit dhe regjisorit.

I ngacmuar nga ndjekësit Eduarti ka zbuluar dhe një ‘’fiksim” të Arbanës, që sipas tij kërkon të jetë kudo, madje dhe aty ku nuk duhet.

Megjithatë ne mendojmë se fotoja nuk ka qenë dhe aq e rastësishme, pasi VIP-at janë mësuar ti shohin me detaje ato ç’ka postojmë. Le të themi që mungon vetëm një foto zyrtare e çiftit, për të shpërthyer edhe urimet.
Shtuar më 07/08/2019, ora 10:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori