Putin fjalim të shkurtër para turmës, një vit më vonë e quan ende luftën në Ukrainë “operacion special”

Presidenti rus Vladimir Putin ishte në skenë vetëm për disa minuta, gjatë të cilave përsëriti disa rreshta të preferuar mbi patriotizmin dhe dashurinë për Rusinë dhe për trupat.

Ai vlerësoi ushtarët rusë që “luftuan heroikisht, me kurajë, me guxim” dhe tha se “operacioni ushtarak special” – lufta në Ukrainë – është duke u zhvilluar në “kufijtë historikë” të Rusisë.

Ai përmendi edhe “patriotët më të rinj”, fëmijët që shkruajnë letra në mbështetje të ushtarëve rusë.

Më pas u luajt himni rus, ku këndonte i gjithë stadiumi. Së fundi, Putini udhëhoqi turmën në një brohoritje dhe me kaq mbylli fjalën e tij të shkurtër, ndryshe nga fjalimi i një dite më parë që zgjati reth një orë e 45 minuta. /albeu.com


Shtuar 22.02.2023 14:36