Vëllai i vrau nusen në gjumë, Erioni: Na ka kërcënuar me vrasje, por s’e kemi marrë seriozisht

Erion Sinani është bashkëshorti i 37-vjeçares, Migena Sinani, e cila u vra mëngjesin e sotëm nga kunati i saj (vëllai i Erionit).

Roland Sinani , 43-vjeç vrau me armë zjarri kunatën e tij (nusen e vëllait) Migena Sinani, 37 vjeç dhe më pas veten në Shkozë.

43-vjeçari vrau kunatën e tij teksa kjo e fundit po flinte në dhomën e saj së bashku me fëmijën e mitur, 2 vjeç. Autori më pas doli jashtë te dera dhe qëlloi veten.

Erioni ka dëshmuar se familja e tij është kërcënuar në të kaluarën nga vëllai, i cili i vrau sot bashkëshorten dhe më pas veten, sipas TvKlan. Erioni ka thënë se ai dhe bashkëshortja e ndjerë nuk i kanë dhënë shumë rëndësi kërcënimeve të Rolandit.

Më pas e ëma e tyre në një gjendje të rënduar psikologjike ka dëshmuar në polici një detaj të rëndësishëm. Ajo ka treguar për hetuesit se e ka parë të birin me pistoletë në dorë pak përpara orës 4. I ka kërkuar t’ia japë asaj armën e të shkojë të flerë. Por i biri ka refuzuar. Minuta më pas janë dëgjuar krisma.

Tri krisma që kanë zgjuar nga gjumi edhe fqinjët. Ata tregojnë se pjesëtarët e familjes Sinani ishin njerëz të qetë e pak të distancuar nga të tjerët. Por thonë edhe se Roland Sinani njihej në lagje si një djalë që kurohej me ilaçe për depression./albeu.com/