Bes Kallaku publikoi prapaskenat e filmit "Falco" (FOTO LAJM)

Bes Kallaku ka zbuluar prej muajsh se shumë shpejt do sjellë filmin e tij të parë që mban emrin ‘Falco’. Xhirimet kanë nisur dhe gjasat janë që të publikohet në fund të këtij viti ose në fillim të 2020-ës. Aktori ka publikuar rreth orëve të para të mëngjesit, një foto nga xhirimet dhe prapaskenat e filmit. Puna duket se është e madhe dhe më në fund e pamë si duket Besi në këtë film, megjithëse roli i tij si ‘Skifteri’ është tashmë i njohur për publikun.

Aktori është skenarist dhe protagonist në filmin e tij, prandaj dashuria dhe përkushtimi për këtë projekt është shumë i madh. Vetë Besi është shprehur se në qendër të ‘Falco’ do të jetë personazhi i mirënjohur ‘Skifteri’ dhe filmi do të jetë i bazuar në realitetin e përditshëm që e prek çdo shqiptar. Me foton nga prapaskenat, aktori vetëm sa na e shtoi kuriozitetin për të parë realizimin përfundimtar. Në vazhdim pritet të zbulohen edhe detaje të tjera nga ky projekt.
Shtuar më 10/07/2019, ora 11:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori