Artan Hoxha nxjerr fotot e mushkave të ngarkuara e sfidon hapur OFL-në (FOTO LAJM)

"Pas ’90-ës askush nuk është kujtuar t’i matrikullojë kafshët e punës, hajde e zbuloje tani cilit grup kriminal i përket mushka dhe si do ta deklarojë në formularin e Anti-KCK…"

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar në rrjetet sociale disa foto të dy mushkave të ngarkuara me thasë, ndërsa ironizon Operacionin Forca e Ligjit duke i ‘sfiduar’ që ti gjejnë se kush i ka.

Ai thotë se OFL nuk ka lënë rrugë kombëtare dhe rurale pa ngritur postbllok për të sekuestruar mjetet e blinduara të krimit, ndërsa “çunat” sipas tij nxjerrin nga hauri mushkat dhe i fusin në veprim.

“ Me inisiative dhe vetveprim… OFL ska lene rruge rruge kombetare dhe rurale pa ngritur postbllok per te sekuestruar mjetet e blinduara te krimit, “cunat” nxjerrin nga hauri dhe i fusin ne veprim, mushkat😂😂😂🤣

Po tani si i behet?!Po tani si i bëhet?! Pse budalla ishte Enveri që i matrikullonte dhe mushkat edhe gomerët?!

Pas ’90-ës askush nuk është kujtuar t’i matrikullojë kafshët e punës, hajde e zbuloje tani cilit grup kriminal i përket mushka dhe si do ta deklarojë në formularin e Anti-KCK….

Hajde e përballoje pazarin e mushkave, do shkojë një mushkë Leskoviku më shumë se një Mercedes G blindato….”, shkruan Hoxha.
Shtuar më 11/02/2020, ora 19:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori