30 vjet marrëdhënie diplomatike Shqipëri-Maqedoni e Veriut, Xhaçka: Dy vendet model bashkëpunimi mes fqinjëve

Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipëria shënojnë 30 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Për rrjedhojë ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Shkup.
Xhaçka u takua me homologun e saj Bujar Osmani.

“Bashkërisht do të ecim drejt BE-së, aktorët politik duhet të kuptojnë se ky është një tren që nuk duhet humbur”, kështu deklaroi sot në Shkup ministrja e jashtme e Shqipërisë Olta Xhaçka.

Ndërkohë që homologu i saj Bujar Osmani tha se nuk do të ishte e ndershme që Maqedonia e Veriut ti kërkoj Shqipërisë të ndaloj dhe të mos e vazhdoj procesin në rast se Maqedonia nuk arrin të përmbush obligimin sa i përket ndryshimeve kushtetuese.

“Këtë vit shënojmë 30 vjet nga Marrëdhëniet diplomatike. Ky partneritet u demonstrua para negociatave për anëtarësim në BE, me çrrastë Shqipëria kishte mundësin që të ecte e vetme në këtë rrugë, por shprehu durimin dhe shprehu mirëkuptim për qëndrimin tonë gjatë asaj periudhe. Me kolegen Xhaçka u pajtuam se kemi prioritete të përbashkëta në rrugën evropiane dhe se jemi aleatë në NATO. Bashkë po kalomë me sukses procesin e skriningut. Bashkëpunimi ekonomik është i suksesshëm por jo i mjaftueshëm. Biseduam edhe për marrëveshjen e Kosovës dhe Serbisë në Ohër, ne e përshëndetëm këtë marrëveshje sepse ata janë fqinjë tanë. Thamë se marrëveshja ekzisto dhe se palët duhet ta implementojnë dhe ne jemi këtu për të ndihmuar”, deklaroi ministri i jashtëm Bujar Osmani, menjëherë pas takimit me homologen e tij nga Shqipëria, Olta Xhaçka.

Nga ana tjetër ministrja e Shqipërisë Xhaçka tha se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë dy vende fqinje që kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme dhe shërbejnë si model i bashkëpunimit të mirë në rajon.

“Qeveritë tona kanë komunikim miqësor për një gamë çështjes, model bashkëpunimi mes fqinjëve në rajonin tonë. Vendet tona janë duke dhënë kontribut në ndërlidhjen e rajonit dhe kontribut drejt perspektivës euroatlantike. Biseduam se si mund ta intensifikojmë bashkëpunimin mes nesh. Ne sot takohemi si ministra të jashtëm të dy vendeve që janë anëtare të NATO-s… Që procesi ynë i integrimit të avancoj qëndrueshëm dhe me rezultate konkrete, andaj inkurajoj aktorët politik në Maqedoninë e Veriut që të kontribuojnë me konstruktivitet në përmbushjen e angazhimeve që do ti hapin rrugë përparimit të procesit të integrimit të vendit. Me këtë rast dua të vlerësoj rolin dhe kontributin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Ata kanë dëshmuar se janë kontributor të stabilitetit dhe zhvillimit të vendit përkrahës të pa-rezervë të procesit të integrimit të vendit”, tha Olta Xhaçka./albeu.com/