E rëndë, u aksidentua në Kosovë, shoferi zbret nga mjeti dhe përplaset për vdekje nga një makinë

Një person ka humbur jetën në Gjakovë të Kosovës,pasi është përplasur për vdekje nga një makinë.

Mediet vendase bëjnë me dije se aksidenti tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rrëh orës 22:35 në në fshatin Rastavic – Deçan.

Sakaq mësohet se pak minuta para se viktima të përplasej për vdekje nga makina, kishte bërë një aksident me makinën e tij.

Ai ishte përplasur me mjetin e tij. Pas aksidentit shoferi zbriti nga makina, por për fat të keq është përplasur për vdekje nga një mjet tjetër tjetër, teksa po kalonte rrugën.

Njoftimi i policisë

Ju informojmë se me datë 24 shkurt 2023, rreth orës 22:35, Policia është informuar për një vet aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Rastavic – Deçan. Deri te vet aksidenti ka ardhur deri sa i vozitësi ishte duke qarkulluar në rrugën Gjakovë – Deçan, i njëjti duke mos ju përshtatur shpejtësisë, humb kontrollin del nga rruga. Viktima kishte dalur nga vetura dhe gjatë kalimit të rrugës ne kursin nga drejtimi i Gjakovës goditet nga një veturë e cila ishte në lëvizje nga drejtimi i Gjakovës.

Viktima dërgohet në Spitalin Rajonal në Gjakovë e më pastaj për shkake të natyrës se lëndimeve është dërguar për në QKUK – Prishtinë. Sot rreth orës 01:50 minuta Policia është njoftuar se viktima kishte ndërruar jetë. Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi e pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion. I dyshuari me urdhër Prokurorit shtetit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

/albeu.com/

 


Shtuar 25.02.2023 09:53