Akulli "pushton" liqenin e Pogradecit (FOTO LAJM)

Ditët e para të Janarit në Shqipëri kanë sjellë një të ftohtë të acartë, ku temperaturat kanë shënuar deri në -13 gradë celcius.

I ftohti polar është më prezent sidomos në Jug-Lindje të vendit, ku në Korçë janë shënuar disa akse si problematike për qarkullimin e mjeteve.

Gjithashtu i ftohti ka mbërthyer edhe Pogradecin, ku bregu i liqenit ka ngrirë akull nga temperaturat e ulta.

Kujtojmë se disa ditë më parë një peshkatar u mbyt si pasojë e temperaturave ekstreme të ujit.

Foto që vijnë nga ky qytet, tregojnë se si akulli e ka ‘pushtuar’ atë. /albeu.com/
Shtuar më 05/01/2019, ora 14:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori