E rëndë, gjendet pa jetë 39-vjeçari në Fushë Arrëz

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Fushë Arrëz ku një 39-vjeçar është gjetur pa shenja jete.

Informacionet e para tregojnë se në trupin e 39-vjeçarit L.Z nuk janë konstatuar shenja dhune.

Njoftimi:

Rreth orës 14:30, në banesën e tij, në Fushë Arrëz, është gjetur pa shenja jete, shtetasi L. Z., 39 vjeç. Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së këtij shtetasi.


Shtuar 27.08.2023 17:32