I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Shqipëria, biznesmeni italian arrestohet në Siçili

Ka rënë në prangat e policisë siciliane biznesmeni italian i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare.

Shtetasi italian akuzohet për evasion fiskal. Mediet italiane shkruajnë se i arrestuari kishe shkuar për pushime në ishullin sicilian të Pantelleria.

Urdhër-arresti ndërkombëtar për 30-vjeçarin ishte lëshuar nga Gjykata e Rrethit Tiranë, Shqipëri, më 2 qershor të vitit 2021 dhe personi ishte shpallur i arratisur nga autoritetet shqiptare.

Autoritetet italiane proceduan me arrestimin e tij me akuzën e evazionit fiskal dhe pesë vite burg.

30-vjeçari u transferua në burgun “Pietro Cerulli” në Trapani në dispozicion të Gjykatës së Apelit të Palermos për vlerësimin e çështjes.