Tentoi dy herë eleminimin me tritol të biznesmenit në Elbasan, Gjykata e Apelit konfirmon dënimin me 25 vite burg të Astrit Sinanaj

Gjykata e Apelit ka konfirmuar sot dënimin e dhënë nga Gjykata e Elbasanit me 25 vite burg për Astrit Sinanajn, i cili i tentoi të vrasë biznesmenin Fuad Verzivollin më 6 maj 2017 në Elbasan duke i vendosur poshtë makinës 1 kg tritol C4, që fatmirësisht nuk shpërtheu.

Sipas dosjes së prokurorisë Sinanaj kishte tentuar të vriste me tritol biznesmenin Fuad Verzivollin. Verzivolli, objektivi i këtij atentati gjatë dëshmisë në gjykatë deklaroi se sulmi me tritol ndaj tij ishte financuar nga Florenc Çapja, pasi ai nuk ka asnjë njohje me Astrit Sinanaj.

Sinanaj kishte shumë pak kohë që ishte liruar nga burgu, pasi rezulton i dënuar me 8 muaj burg për Si i shpëtoi atentatit

Më 6 maj 2017 në Elbasan, iu vendos 1 kg tritol C4 poshtë makinës së biznesmenit, Fuad Verzivolli. Biznesmeni arriti ti shpëtonte atentatit pasi tritoli u pikas nga një qytetar./albeu.com/


Shtuar 24.04.2023 10:14