Takimi me gazetarët, Berisha: Anëtarët e PD e kanë selinë, Alibasha nuk është votuar kurrë,

Ish-kryeministri Sali Berisha, në takimin e përjavshëm me gazetarët u shpreh se, anëtarët e PD-së e kanë selinë që është ajo blu.

Berisha tha se ata që mendojnë ndryshe janë të intoksikuar ose të detyruar nga propaganda e Edi Ramës.

“Të diskutosh për një njeri që nuk është votuar kurrë, çdo njeri që ia lejon vetes këtë bëhet komplis dhe e bën për qëllime të caktuara. Ai ka dhënë dorëheqjen, dy-tre ditë para lëshon autorizim si me qenë kryetar. Janë pengje që zbatojnë vetëm urdhrat e Edi Ramës. Ai i ka në dorë për vepra kriminale për të cilat mund t’i çojë në burg”, tha Berisha.

Ish-kryeministri komentoi dhe deklaratat e Gazment Bardhit për kandidatët e Primareve për të kandiduar në siglën e PD.

“PD nuk mposhtet kurrë nga Edi Rama. Edi Rama ka dështuar dhe do të dështojë në çdo përpjekje dhe të jesh i bindur që do paguajë çmimin. Nga 2017 gjer sot ai për të asgjësuar PD-në, për ta shndërruar në fasadë opozitë, ka kryer aktet më kriminale. Ka kontaktuar vrasës me pagesë, ka paguar kompani me 370 mijë dollarë vetëm për të përgatitur dosjen falso të Sali Berishës që iu ka ngelur në dorë.

Edi Rama së fundi me dy pengje u shërbye dhe u thotë demokratëve se këta janë opozita, Basha-brava, brava-basha, por ato shqiptarët i hedhin poshtë me neveri, me përçmim. Nuk ka figura më të shpifura sot që i lejojnë vetes një lojë të tillë. Njerëz që nuk kanë asnjë lidhje me demokratët. Njerëz që kanë vetëm interesa të tyre personale sepse janë të implikuar në krime. Siç është faktuar Lulzim brava do ketë faktime të tjera. Krimi nuk do mund ta mposhtë këtë parti”, u shpreh Berisha./albeu.com


Shtuar 17.03.2023 13:08