Mbi 150 role në teatër, feston 90-vjetorin e lindjes, e gjeni dot për cilën ikonë të skenës shqiptare bëhet fjalë

Aktorja e madhe Margarita Xhepa festoi më 2 prill 90-vjetorin e lindjes.

Në skenën e teatrit dhe kinemanë shqiptare mbetet ndër aktoret më të vlerësuara. “Nderi i Kombit” Margarita Xhepa, i ka dhënë aq shumë teatrit dhe filmit shqiptar.

Galeria e shumtë e roleve që ka mbajtur mbi supe i kanë dhënë një vend nderi në artin shqiptar.
Në skenën e teatrit dhe kinemanë shqiptare, ajo mbetet ndër aktoret më të vlerësuara.

Ajo ka krijuar mbi 150 role në teatër dhe vijon të jetë protagoniste në filma dhe teatro bashkëkohore.

Filmi “Bolero në vilën e pleqve”, me regji të Spartak Pecanit, ku vjen me rolin e nënës do ta rikthente Xhepën në kinema në premierën e filmit rreth dy muaj më parë.


Shtuar 3.04.2022 09:43