Paketa ndihmë për Ukrainën, Hungaria nuk e mbështet propozimin e Komisionit Europian

Komisioni Evropian propozoi sot një paketë të re mbështetjeje për Ukrainën në vlerë prej 18 miliardë euro për vitin 2023 dhe kreditë në fjalë do të paguhen me këste të rregullta gjatë vitit të ardhshëm.

Por Hungaria nuk e ka mbështetur propozimin e KE-së për paketën e re të ndihmës.

Kreu i ekipit të kryeministrit hungarez, Viktor Orban në një konferencë në Budapest se Hungaria dëshiron të dërgojë paketën e saj të ndihmës në Ukrainë në mënyrë dypalëshe dhe jo brenda BE-së.