Dortmundi “piketon” 3 alternativa për të zëvendësuar Haller

Sky Sports Deutschland zbulon tre kandidatë për të zëvendësuar sulmuesin e ri të Borussia Dortmundit ndërsa ai është jashtë për shkak të një tumori testicular që u zbulua së fundmi.

I pari prej tyre është Edin Dzeko . Sulmuesi boshnjak ka mbetur pa vend te Interi pas ardhjes së Lukakut dhe i ka mbetur vetëm një vit nga kontrata e tij.

Kandidati i dytë është Mauro Icardi . Ardhja e Ekitike në PSG e bën edhe më të komplikuar fillimin e një pune për të dhe përveç kësaj, klubi do të përfitonte nga largimi i tij për shkak të pagës së tij të lartë.

I treti dhe i fundit është  Krzysztof Piatek . Sulmuesi polak rikthehet në Hertha Berlin pas një viti në huazim te Fiorentina dhe është i ndarë mes qëndrimit në Gjermani apo kthimit në Itali, ndonëse edhe Salernitana po e ndjek nga afër./albeu.com