Serbia dhe Rusia "dolli" për suksesin e tyre në parandalimin e anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha
Stefanoviq sot në Moskë ka deklaruar se Serbia po vazhdon luftën e saj për të vendosur dhe ruajtur integritetin dhe sovranitetin e saj territorial, duke shprehur mirënjohje për Federatën Ruse për mbështetjen.
Stefanoviq e ka falënderuar Rusinë për
mbështetje në parandalimin e anëtarësimit të Kosovës në Interpol.
Ministri serb bëri vizitë dy-ditore në Moskë me rastin e një takimi të zyrtarëve të lartë të sigurisë dhe u takua me Sekretarin e Këshillit të Sigurisë të Federatës Ruse, Nikolai
Patrushev.
Patrushev theksoi
mbështetje për zhvillimin e bashkëpunimit midis dy
vendeve në fushën e sigurisë, por edhe për çështje të tjera me interes kombëtar për Serbinë. Ai ka shtuar se takimet e zyrtarëve të lartë të sigurisë mes dy shteteve, kontribuojnë dhe i japin shtysë dinamizimit në zhvillimin e marrëdhënieve midis dy
vendeve.
Stefanoviq dhe
Patrushev kanë diskutuar gjithashtu sfidat aktuale të sigurisë, përfshirë Serbinë dhe Rusinë duke theksuar se situata aktuale e sigurisë në botë është komplekse.
Ata ranë dakord që lufta e suksesshme kkundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe kërcënimeve në internet kërkon bashkëpunim të ngushtë midis autoriteteve përkatëse të të gjitha
vendeve, pasi kjo është thelbëse për arritjen e rezultateve të mëtutjeshme.
Shtuar më 20/11/2019,
ora 23:17