Satirikja "Charlie Hebdo" ironizon Brigitte Macron: Do bëjë mrekulli!
Diferenca prej 24 vitesh ndërmjet Presidentit të ri të Francës, Emmanuel Macron dhe partneres së tij Brigitte ka frymëzuar revistën satirike “Charlie Hebdo”, e cila i ka kushtuar një karikaturë çiftit.

karikaturën e “Riss” qëndron Macron me një dorë mbi barkun e gruas 64 vjeçare, shtatzënë dhe e qeshur. “Ai do të bëjë mrekulli,” shkruhet në qendër.

“Këtë javë Charlie Hebdo ka parashikuar se çdo gjë është e mundur në pesë vitet e ardhshme”, shton revista në faqen e saj në Facebook.

Satira e revistës franceze për bashkëshortët e Elysee-së nuk është pëlqyer nga shumë prej përdoruesve në rrjetet sociale të cilët e kanë akuzuar për seksizëm, mungesë origjinaliteti, dhe mbi të gjitha një karikaturë që lë pas shije të keqe. /albeu.com/
Shtuar më 10/05/2017, ora 21:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori