U dëmtua nga tërmeti, pallatit në Bulqizë i vihet shiriti, disa banorë refuzojë të evakuuohen: Nuk dalim nga shtëpia

Një pallati në Bulqizë, për shkak të dëmtimeve që ka marrë nga tërmeti, i është vënë shiriti.  Bashkia ka marrë vendimin për nxjerrjen e banorëve nga pallati, ndërkohë që ka nga ata që refuzojnë të evakuuohen.

Një banor i këtij pallati shperhet i vendosur për të mos dalë nga banesa.

Ai shprehet: “Nuk jam dakord fare se kam shtëpinë time aty. Do të rri aty. Pallati ka tre vite që është plasaritur, para se të binte tërmeti i vitit 2019. Nuk është prekur nga tërmeti. Ra tërmeti tjetër para tre ditësh, nuk ka asnjë shenjë. Unë do të rri në shtëpinë time. Nuk kam frikë. Ra tërmeti dhe unë nuk dola fare. Unë nuk dal, kam shtëpinë time, mund të na hedhin në gjykatë. Nuk kam ku shkoj. Të rri jashtë?”


Shtuar 17.01.2023 10:32