Vjedhjet e VIP-ave të administratës dhe gjyqësorit, çfarë fshihet pas “mësymjes” në shtëpinë e gjyqtares Shpëtime Pitaku

Gjyqtarja Shpëtime Pitaku ka rënë pre e grabitjes nga hajdutët në Durrës.

Pitaku, e cila ushtron detyrën pranë Gjyaktës së Durrësit ka pretenduar se hajdutët i kanë vjedhur një shumë prej 2 mijë euro si dhe bizhuteri, por nga ana e policisë ende nuk ka një njoftim zyrtar në lidhje me shumën që i është vjedhur.

Pitaku është një nga gjyqtaret më të pasura në sistemin e drejtësisë në Shqipëri dhe është hetuar për prejardhjen e pasurisë.

“Në përfundim të kontrollit të plotë rezultuan fshehje të pasurive, deklarime të rreme të interesave private, falsifikime dokumentash, mungesë burimesh të ligjshme financiare dhe dyshime për pastrim parash në shumën rreth 1 milion usd”, thuhej në njoftimin e ILDKPI.

ILDKPKI i kërkoi organit të Prokurorisë një hetim të plotë e të gjithanshëm për subjektin deklarues Shpëtime Pitaku, pasi është kallëzuar edhe më parë nga për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve zyrtare.

A po del në pah një Alda Klosi tjetër?

Rasti i vjedhjes së gjyqtares të sjell ndërmend Alda Klosin, zyrtaren e Kryeministrisë, e cila u vodh nga pastruesja e saj, dhe nxorri në pah se ajo kishte korruptuar mijëra euro duke shpërdoruar detyrën.

Më 15 dhjetor, Policia e Tiranës tha se shuma në cash bashkë me bizhuteritë e grabitura në banesën e saj arrin në 120.000 euro, nga pastruesja e saj Rozeta Dobi.

Policia e Tiranës ditën e arrestimit të Rozeta Dobit e cila punonte si pastruese në banesën e Alda Klosit dhe të djalit bashkëpuntor në vjedhje tha se u sekuestroi mbi 8 milionë lekë, të dyshuar të vjedhur në këtë banesë, sende me vlerë, 3 automjete, 2 prej tyre të blera me paratë e vjedhura, si dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së këtij krimi.

Nga rikontrolli banesës të Rozeta dhe Havier Dobi  policia tha se në tubin e aspirarorit gjeti të fsheshur 404.800 euro dhe 8.500 dollarë, para që mendohet se kanë qenë të Alda Klosit, e cila ndodhet në burg së bashku me Dobin dhe djalin e kësaj të fundit.

Shënjestrimi i të pasurve

Si duket, hajdutët tashmë nuk po mjaftohen me shumë të vogla parash nga vjedhjet që kryejnë nëpër biznese dhe banesa. Ata kanë filluar të shënjestrojnë zyrtarë dhe punonjës të sistemit të drejtësisë, me të fundit gjyqtaren Shpëtime Pitakun ku veç parave i kanë marrë në banesë dhe sende me vlerë.

Gjithashtu vlen për t’u theksuar se në Blesh janë vjedhur 4 milionë lekë të rinj nga tre persona që tashmë ndodhen pas hekurave./albeu.com