“Luftë” me flakët, zjarri rrezikon të djegë edhe një tjetër pallat në Tiranë! Asfiksohet një zjarrfikës

Prej më shumë se dy orësh forcat zjarrfikëse janë në luftë me flakët që kanë përfshirë një pallat pranë ish-parkut të autobusëve.

Kur po dukej se flakët po viheshin nën kontroll, janë hapur vartra të reja zjarri në dia kate të pallatit 10 katësh.

Flakët po shkrumojnë të gjitha banesat, si dhe kanë marrë orientim tek jesët e fasadës.

Ndërkohë që po rrzikohet të marri zjarr edhe pallati ngjitur.

Fatmirësisht deri në këto momente nuk ka persona të lënduar, dhe banorët janë evauukuar. Raportohet s enjë nga punonjësit e zjarrfëikëses ëhstë asfiksurar, dhe ëhstë dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Aktualisht në vendngjarje ndodhen 8 makina zjarrfikëse që po punojnë për neutralizimin e flakëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 14.09.2023, rreth orës 14:20, në rrugën “Sali Butka”, ka rënë zjarr në ballkonin e një banese, në katin e fundit të një pallati.

Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale duken dy pallatet që digjen, teksa tym i zi del nga terraca e tyre.


Shtuar 14.09.2023 16:40