Koronavirusi po përhapet me shpejtësi, New Yorku ndërton spitale të përkohshme (VIDEO)
Disa spitale janë ngritur në Parkun Qendror të New York, dhe do të hapet ditën e sotme për të trajtuar pacientët që janë prekur nga koronavirusi.

Spitalet e përkohshëm është vendosur në fushën Lindore të Parkut Qendror përballë Spitalit Mount Sinai, sipas një zëdhënësi të Sistemit Shëndetësor Mount Sinai.

Kjo mënyrë është parë si më e përshtatshme për autoritetet në Amerikë që të rrisin sa më shumë kapacitetet e sistemit të kujdesit shëndetësor për banorët.

Spitalet kanë rreth 68 shtretër, dhe mësohet se u ndërtua përmes një partneriteti midis Mount Sinai, organizatës së ndihmës “Samaritan” dhe agjencive ndërqeveritare.

Në rang global janë regjistruar mbi 38 mijë viktima nga COVID-19. Europa tashmë është epiqendra e COVID-19. Numri i viktimave në Itali ka shkuar në 11,591 persona. Po kështu, numri i viktimave është rritur ndjeshëm edhe në Spanjë, deri më tani 8,189 persona kanë ndërruar jetë. Në këtë shtet në 24 orët e fundit janë shënuar 849 viktima.

COVID-19 është përhapur edhe në Ballkan. Në Kosovë ka shkuar në 108 numri i të prekurve dhe deri më tani ka humbur jetën vetëm një person. Në vendin tonë ka 243 persona të infektuar dhe 13 viktima.
Shtuar më 31/03/2020, ora 16:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori