Ju vrasin! Kujdes në këto dy zona të Tiranës

Vrasja e Mimoza Pajës krejt pa faj dy netë më parë ka ngritur furishëm shqetësimin te qytetarët e ndershëm mbi sigurinë e tyre në Shqipëri, ku bandat dhe organizatat kriminale lajnë hesapet mes tyre duke marrë edhe jetë njerëzish që s’kanë lidhje me ta.

Krimi është bërë mjaft i guximshëm në Shqipëri duke pastruar para nëpërmjet ndërtimit dhe investimeve në hoteleri e lokale, ndërkohë që gjatë viteve të fundit vërehet edhe fenomeni i krijimit të getove nëpër Tiranës sidomos.

Sipas gazetarit Sokol Bregu, dy lagjet e rrezikshme të Tiranës tashmë janë Don Bosko dhe Unaza e Re ku kriminelët janë vendosur aty.

“Nuk ka më vrasje të rruga e Elbasanit, në Bllok apo të Brryli tani, por ka kryesisht në Don Bosko dhe Unazë të Re pasi aty janë vendosur kriminelët tashmë”, tha ai.

Zonat në fjalë janë kthyer në çerdhe të kriminelëve, të cilët rrijnë në lokale të caktuara. /albeu.com


Shtuar 14.03.2023 10:52