Ishte koha kur Suedia sterilizonte 60 mijë njerëz pasi "manipulonin pastërtinë e racës ariane" (FOTO LAJM)

Duke filluar që nga gjysma e dytë e shekullit të nëntëmbëdhjetë, në Mbretërinë e Bashkuar, në Evropë dhe madje edhe jashtë saj, u zhvilluan teori që synonin “përmirësimin” e cilësisë gjenetike të një populli, duke aplikuar te qeniet njerëzore parimet e mbarështimit selektiv, që zakonisht përdoren mbi kafshët.

Kjo zakonisht përfshin sterilizimin ose edhe “heqjen” e atyre shtresave të shoqërisë që konsiderohen disi të papërshtatshme, p.sh. të varfrit, personat me aftësi të kufizuara fizike dhe mendore, grupet racore minoritare, etj.

Eugjenika, atëherë vetëm filozofi, pohonte se shumë nga problemet shoqërore lindnin si shkak e karakteristikave gjenetike të një pjese të popullatës. Nëse pranoni propozimin se disa njerëz janë më pak të vlefshëm se të tjerët, dhe se shoqëria do të ishte “më e shëndetshme” nëse ajo pjesë nuk do të ekzistonte, atëherë thjesht nuk i vrisni ata drejtpërsëdrejti?

Kjo teori, e përforcuar nga teoritë e reja raciste dhe Darvinizmi shoqëror, me kalimin e kohës u aplikua në Suedi. Këtu, gjatë qeverisjes së Partisë Social Demokratike të Punëtorëve, e cila drejtonte vazhdimisht vendin nga 1932 deri në 1976, u zbatuan politika të sterilizimit shumë të ngjashme me ato të Gjermanisë naziste.

Më 1921 u krijua Instituti Shtetëror për Biologji Raciale; në vitin 1934 hyti në fuqi legjislacioni 171, i cili filloi të parashikonte sterilizimin e disa kategorive. Ideja themelore, e bekuar dhe e amplifikuar edhe nga bashkëshortët Myrdal, fitues të çmimit Nobel për paqen dhe ekonominë, ishte që një shoqëri e pastruar nga disa grupe specifike do të bente te munduar funksionimin e të ashtuquajturit "shtet shoqëror" në mënyrë më të lehtë dhe më të lirë.

Kështu, ndërsa po ndërtohej miti i shtetit suedez i mirëqenies, qindra njerëz identifikoheshin nga mjeku i tyre për planin e sterilizimit.

Vetëm në vitet '90, falë punës së një arkiviste të guximshme, Maija Runcis, historia e afërsisht 60 mijë suedezëve të sterilizuar, nga të cilët 80% ishin femra, u bë e njohur dhe vuri në dyshim historinë e një vendi të konsideruar si djepi i një qytetërimi modern.
Shtuar më 17/11/2019, ora 19:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori