I bëri presion Presidentit të Ukrainës? Akuza të reja ndaj Donald Trump
Një diplomat i lartë amerikan tha në seancat dëgjimore se Presidenti Trump pyeti drejtpërdrejt dhe në mënyrë personale në lidhje me një hetim ndaj rivalit të tij demokrat Joe Biden.

Në dëshminë e mëparshme të padëgjuar, Bill Taylor, i cili aktualisht ushtron detyrën si Ambasador i Shteteve të Bashkuara në në Ukrainë, ka rrëfyer sesi Trump kishte kërkuar informacion sekret në lidhje me hetimin ndaj Joe Biden shkruan albeu.com.

Trump është akuzuar se ka ndaluar ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën në mënyrë që t'i bëjë presion presidentit të ri të vendit për të shpallur një hetim korrupsioni ndaj Biden, për të manipuluar në këtë formë garën presidenciale të vitit 2020.

Presidenti amerikan Donald Trump mohon çdo akuzë dhe e ka quajtur hetimin që ka ngritur Taylor si “persekutim”. /albeu.com/
Shtuar më 14/11/2019, ora 08:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori