I armatosur me pistoletë e i maskuar, shqiptari grabit për 1 minutë dyqanin në Athinë (VIDEO)
Mediat greke kanë publikuar videon e grabitjes së një dyqani, ku si autor është një shtetas shqiptar.

I armatosur me pistoletë, më kapuç në kokë dhe me doreza, shqiptari hyn në lokal, ku nën kërcënimin e armës i kërkon punonjëses t'i japë të gjitha paratë.

Siç duket dhe nga pamjet në dyqan janë vetëm dy klientë dhe punonjësja, të cilët autori i kërcënon me pistoletë.

Grabitja ka ndodhur në Gerakas të Athinës dhe shqiptarit i është dashur vetëm 1 minutë kohë nga momenti i hyrjes në dyqan.

Shqiptari është identifikuar dhe më pas është arrestuar nga policia, të cilës i tha se vjedhjen e kishte bërë për arsye personale.

"Më duhen para për të mbajtur familjen", ka deklaruar shqiptari.

Shtuar më 19/08/2019, ora 09:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori