I ra makineria e punës sipër, humb jetën 57-vjeçari shqiptar në Greqi

Ndërsa ishte duke punuar në një kompani në Selanik, një 57-vjeçar shqiptar ka humbur jetën, pasi i ka rënë sipër një makinë ndërtimi.

Ai punonte në një kompani me materiale të riciklueshme, pak pas orës 08:00 dhe në rrethana ende të paqarta.

Policia e Deltës po kryen hetimet paraprake për ngjarjen.