E RËNDË/ Nëna ekzekuton tre djemtë e saj për arsyen e padëgjuar më parë (FOTO LAJM)

Një grua nga Ohio e akuzuar për vrasjen e tre djemve të saj ka pranuar fajësinë dhe u dënua me 37 vjet burg .

Brittany Renee Pilkington, 27 vjeç i tha hetuesve se i kishte vrarë djemtë e saj sepse ajo kishte frikë se kur të rriteshin do të abuzonin me gratë, siç bëri i dashuri i nënës së saj me të.

47-vjeçari Joseph Pilkington e kishte lënë shtatëzanë Pilkington kur ajo ishte 17 vjeçe dhe më pas ishte martuar me të.

Brittany Renee Pilkington i mbyti djemtë e saj, në moshë nga tre muaj deri në katër vjeç, përgjatë viteve 2014 dhe 2015.

Avokatët deklaruan se ajo vuante nga probleme mendore pasi ishte dhunuar për vite me rradhë.

Ndërkohë Joseph Pilkington, u deklarua fajtor për një krim seksual.

Shtuar më 20/11/2019, ora 11:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori