E lëpiu qeni, 63-vjeçari vdes nga infeksioni i rrallë në spital
Një 63-vjeçar nga Bremen i Gjermanisë u sëmur keq pasi e lëpiu qeni dhe vdiq për shkak të infeksionit.

Mjekët thanë se ai ishte infektuar me "Capnocytophaga canimorsus", një bakter që transmetohet nga kafshimet por mund të përhapet dhe me lëpirje.

Ai kaloi më shumë se dy javë në spital, por nuk mundi dot t’i mbijetonte sëmundjes që i shkaktoi pneumoni, gengrenë dhe temperaturë deri 41 gradë celcius.

Bakteri i rrallë sipas një studimi prek një në 1.5 milion njerëz dhe por nëse infektohen, 28 në 31 persona gjejnë vdekjen, çka tregon rrezikun e lartë të këtij bakteri vdekjeprurës./
Shtuar më 22/11/2019, ora 22:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori