Duhet apo jo mbajtur maska? Inxhinieri e tregon me një video
Bill Nye (the Science Guy), inxhinieri amerikan, i famshëm për punën e tij në televzion e media, kryesisht në projektet që kanë të bëjnë me shkencat ekzakte dhe shpjegimin e tyre, gjeti një mënyrë shumë të thjeshtë për t’i treguar publikut pse është e rëndësishme përdorimi i maskës.

“Përse njerëzit e komunitetit shkencor ju thonë në çdo moment që duhet të mbani maska kur jeni në publik?”- pyet Nye në fillim të videos së tij.

“Maskat parandalojnë grimcat e ndryshme të kalojnë nga sistemi im respirator në sistemin tuaj…Të bllokosh lëvizjen e ajrit është një rreng i vjetër.”- vazhdon ai, teksa përdor një qiri për të treguar se si mbulimi i gojës nga materiale të ndryshme parandalon kalimin e ajrit dhe grimcave.

Në videon e parë ai bën një provë me një shall, ku tregon se pavarësisht se është i një cilësie të mirë, kur mbulon gojën me të nuk është fare efektiv. Qiriu fiket sapo i fryn. Ndërkohë që kur përdor një maskë të bërë vetë në shtëpi, me dy shtresa, ajri lëviz por qiriu nuk fiket.

Video-t e tij janë parë më shumë se 7 milionë herë, ndërkohë që janë shpërndarë nga shumë personazhe të njohur. Një mënyrë shumë e thjeshtë për të shpjeguar rëndësisnë e maskës, por mjaft efektive.

Shtuar më 10/07/2020, ora 21:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori