Çfarë po i ndodh Merkelit? "Gruaja e hekurt" nuk ngrihet për himnin
Kancelarja gjermane Angela Merkel nuk u ngrit në këmbë gjatë ceremonisë zyrtare të këndimit të himneve të Gjermanisë dhe Danimarkës.

“The Guardian” raporton se Merkel kërkoi ndryshimin e protokollit, një ditë pas dridhjeve të fuqishme në publik.

Brenda pak javëve, Merkel ka pësuar tre herë dridhje të forta në publik, duke shqetësuar popullin gjerman dhe jo vetëm.

Gjatë ceremonisë së sotme, kancelarja u duk e qetë, teksa kishte në krah lideren e re daneze, Mette Frederiksen. Ato qëndronin së bashku të ulura në karrige të bardha.

Merkel u shfaq e “ftohtë” teksa këndohej himni, duke buzëqeshur qetësisht pranë Frederiksen.

Pas dridhjeve të forta të një dite të para, “Bild” zbuloi se kancelarja kishte kërkuar ndryshimin e protokollit dhe si asnjëherë më parë, dy lideret do të qëndronin ulur gjatë gjithë ceremonisë.

Kjo shton edhe më tej dyshimet dhe misteret se çfarë po i ndodh gruas së hekurt të Europës.
Shtuar më 11/07/2019, ora 17:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori